8 C
Tetovo
E premte, 14 Nëntor, 2025
BallinaLajmeBotaBBC i kërkon falje Trumpit për montimin e fjalimit të tij, por...

BBC i kërkon falje Trumpit për montimin e fjalimit të tij, por refuzon të paguajë dëmshpërblim prej 1 miliard dollarë

“Edhe pse BBC shpreh sinqerisht keqardhje për mënyrën se si është montuar kronika, ne besojmë fuqishëm se nuk ka bazë për padi për shpifje”, thuhet në njoftimin e shërbimit publik britanik.

Shërbimi kombëtar britanik, BBC, i kërkoi dje falje presidentit amerikan Donald Trump për montimin e pjesëve të një prej fjalimeve të tij në emisionin “Panorama”, të 6 janarit 2021, i cili sugjeronte se ai po nxitonte dhunë. Megjithatë, BBC refuzoi kërkesat e tij për dëmshpërblim, duke theksuar se nuk ka bazë ligjore për padi.

BBC njoftoi se drejtori Samir Shah ka dërguar një letër në Shtëpinë e Bardhë, ku i kërkon qartësisht falje Trumpit në emër të shërbimit publik për mënyrën e montimit të materialit kontestues, dhe se dokumentari nuk do të transmetohet më në asnjë nga platformat e BBC-së.

“Edhe pse BBC shpreh keqardhje të sinqertë për mënyrën se si është montuar materiali, ne besojmë fuqishëm se nuk ka bazë për padi për shpifje”, shkruhet në njoftimin e shërbimit publik.

Zbulimi i akuzave të brendshme përanshmërie në BBC, përfshirë mënyrën se si ishte montuar fjalimi i Trumpit në ditën kur mbështetësit e tij hynë në Kapitol, çoi në dorëheqjen e dy drejtuesve të lartë të shërbimit, ndërsa Trump u kërcënua me padi dhe kërkesë për dëmshpërblim prej një miliard dollarësh.

Avokatët e Trumpit njoftuan se kërkuan nga BBC të tërheqë dokumentarin, t’i kërkojë falje presidentit dhe të paguajë dëmshpërblim përndryshe do të përballet me padi ku do të kërkohet kompensim prej një miliard dollarësh për shpifje.

Po ashtu, ata i kërkuan BBC-së të tërhiqte edhe emisionin “Panorama”, t’i kërkonte falje presidentit dhe të paguante dëmshpërblim, në të kundërt dokumentari do të përfundonte në gjykatë me kërkesë për të paktën 1 miliard dollarë.

Radiodifuzioni publik britanik njoftoi gjithashtu dje se po heton akuza të reja të publikuara nga gazeta “Telegraph”, sipas të cilave një tjetër fjalim i presidentit amerikan kishte qenë selektivisht i montuar.

“Telegraph”, që publikoi i pari skandalin për montazhin, raportoi se pamje nga i njëjti fjalim i Trumpit ishin montuar selektivisht edhe në emisionin “BBC Newsnight” në qershor 2022, dy vjet para montazhit të kontestuar në “Panorama”. Sipas gazetës, montazhi në “Newsnight” ishte i ngjashëm me atë të dokumentarit.

“BBC i përmbahet standardeve më të larta redaksionale. Jemi të vetëdijshëm për këtë çështje dhe aktualisht po i hetojmë pretendimet”, deklaroi zëdhënësi i shërbimit publik britanik, në përgjigje të raportimit të fundit të “Telegraph”.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments