Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, duke theksuar rëndësinë historike dhe përgjegjësinë që bart ky simbol.
Në mesazhin e tij, Sejdiu tha se kjo ditë është nderim për gjeneratat që sakrifikuan për lirinë, identitetin dhe dinjitetin kombëtar, por njëkohësisht edhe motiv për të punuar për të ardhmen.
“Ky flamur është obligim për të mbrojtur interesin publik, për të ndërtuar institucione të forta dhe për të çuar përpara zhvillimin e vendit tonë,” u shpreh ai, duke shtuar se fryma e 28 Nëntorit duhet të mbahet e gjallë përmes punës me përgjegjësi, drejtësi dhe vizion.
Kryetari Sejdiu përmbylli urimin e tij me mesazhin: “Urime Festa e Flamurit! 🇦🇱”.

