8 C
Tetovo
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeVdekja e Shpat Kasapit, ditë zie në Tetovë

Vdekja e Shpat Kasapit, ditë zie në Tetovë

Komuna e Tetovës sot është në ditë zie, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi. Tetova është vendlindja e këngëtarit shqiptar.

“Shpat Kasapi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare. Në ditën e zisë, rekomandohet që institucionet publike, personat juridikë dhe qytetarët të përmbahen nga organizimi i festave, kremtimeve dhe ngjarjeve muzikore”, theksohet në vendimin e Këshillit të Komunës së Tetovës.

Këngëtari Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40 vjeçe. Ai u varros dje, më 30 nëntor, në varrezat e qytetit në Tetovë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments