Shkëndija këtë të enjte do ta luaj ndeshjen e parafundit të fazës së parë në Ligën e Konferencës, ku për kundërshtarë do të ketë Slovan Bratislavën.
Ky takim është programuar të zhvillohet të enjten në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 18:45.
Sipas informacioneve jozyrtare, mësohet se Slovan Bratislava do të ketë mbështetjen rreth 500 tifozëve sllovak që do të udhëtojnë drejt Shkupit.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe tifozët “Ballistët” do të jenë të pranishëm në Shkup si të gjitha ndeshjet tjera për të përkrahur skuadrën e tyre Shkëndijën. /Sportmania/

