8 C
Tetovo
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeKryesoretFetai takon ambasadorin Dugolli në Washington: Koordinim i ri mes Kosovës dhe...

Fetai takon ambasadorin Dugolli në Washington: Koordinim i ri mes Kosovës dhe RMV-së për çështjet rajonale

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, ku është pritur nga ambasadori Ilir Dugolli, përcjell Fol

Gjatë bisedës, të dy palët janë fokusuar në situatën aktuale në rajon dhe në mënyrat për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Fetai theksoi se koordinimi i politikave në arenën ndërkombëtare mbetet element kyç për avancimin e agjendave të përbashkëta.

“Ky bashkëpunim mbetet thelbësor për të gjithë ne, një partneritet që na obligon të punojmë me seriozitet dhe që na jep forcë për të avancuar interesat e përbashkëta, stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor kudo që përfaqësohemi”, u shpreh ai pas takimit./Fol.mk/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments