8 C
Tetovo
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeIslami: Lehtësim për bujqit në Dollnen, rritet çmimi i blerjes së duhanit

Islami: Lehtësim për bujqit në Dollnen, rritet çmimi i blerjes së duhanit

Kryetari i Komunës së Dollnenit, Blerim Islami, ka vizituar sot pikat e grumbullimit të duhanit në territorin e komunës, konkretisht në Cërnilishtë, ku nga afër ka ndjekur procesin e blerjes së duhanit në terren.

“Sot vizitova nga afër pikat e grumbullimit të duhanit në Komunën e Dollnenit (Cërnilishtë) dhe ndoqa procesin e blerjes në terren,” u shpreh Islami, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për ekonominë lokale.

Sipas tij, duhani aktualisht po blihet me çmim prej 420 denarë për kilogram, çka përbën një lehtësim të konsiderueshëm për duhanprodhuesit. “Duhani po blihet me çmim prej 420 denarë për kilogram, çka përbën një lehtësim të rëndësishëm për duhanprodhuesit,” theksoi kryetari i komunës.

Islami nënvizoi se mbështetja e këtij sektori mbetet prioritet i tij, duke u zotuar për angazhim të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të bujqve. “Mbështetja e këtij sektori mbetet prioritet i imi dhe do të jem i angazhuar vazhdimisht për mbrojtjen e interesave të tyre, duke njohur nga afër sfidat e kësaj veprimtarie,” deklaroi ai.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments