8 C
Tetovo
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeDeputetet shqiptare takojnë Spiropalin, Musa: Roli i grave kyç në vendimmarrje dhe...

Deputetet shqiptare takojnë Spiropalin, Musa: Roli i grave kyç në vendimmarrje dhe integrim evropian

Deputetja e koalicionit VLEN, Mimoza Musa, ka njoftuar se së bashku me koleget deputete kanë zhvilluar një takim me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, si dhe me Ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, përcjell Fol.mk

Në fokus të takimit ishte theksimi i rolit strategjik të grave në Kuvend dhe në proceset vendimmarrëse, rëndësia e përfaqësimit të barabartë, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe avancimit të integrimit evropian.

“Sot, në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, ne deputetet shqiptare të Kuvendit patëm kënaqësinë të mirëpresim Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, si dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani.

Gjatë takimit u nënvizua rëndësia strategjike e angazhimit të grave në Kuvend dhe në proceset vendimmarrëse, si dhe roli i tyre thelbësor në hartimin e politikave publike dhe në forcimin e institucioneve demokratike.

U theksua gjithashtu se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe avancimi i përfaqësimit të barabartë mbeten objektiva të përbashkëta, të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përparimin në rrugën e integrimit evropian”, ka shkruar Musa./Fol.mk/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments