8 C
Tetovo
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeSpiropali nis vizitën në Shkup me gratë shqiptare në politikë (Foto)

Spiropali nis vizitën në Shkup me gratë shqiptare në politikë (Foto)

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, vizitën e saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut e ka nisur me një takim me gratët shqiptare që ushtrojnë funksione në institucionet më të larta të vendit, përfshirë deputete nga të gjitha partitë politike, si dhe zëdhënësen e Qeverisë, Venera Azizi, përcjell INA.

Në fokus të takimit, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, ishte roli i grave në politikë dhe në proceset e vendimmarrjes, si një element kyç për forcimin e demokracisë, rritjen e përfaqësimit institucional dhe avancimin e proceseve integruese evropiane.

“Në fokus të diskutimit mes tjerash ishte edhe roli i grave në politikë dhe në proceset e vendimmarrjes, si element thelbësor për forcimin e demokracisë, rritjen e përfaqësimit institucional dhe avancimin e proceseve integruese evropiane.
Fuqizimi i grave në të gjitha nivelet e institucioneve shtetërore mbetet prioritet i yni dhe një parakusht i rëndësishëm për ndërtimin e institucioneve funksionale, transparente dhe gjithëpërfshirëse”, theksoi zëdhënësja e Qeverisë së RMV-së, Venera Azizi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments