Raportohet se ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar, Shemsi Krasniqi, i cili për të gjithë njihet si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.
Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga media online Reporteri.
Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, njeriu që i dha shpirt dhe jetë këngës që u bë simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.
Me zërin e tij karakteristik dhe interpretimin e thellë, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë.
Edhe pse detajet për shkakun dhe rrethanat e vdekjes së tij ende nuk janë bërë publike, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore.

