8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
BallinaShowbiz“Në luftë për të mos humbur shikimin!”– Dhunohet barbarisht gazetari i njohur,...
- Advertisment -spot_img

“Në luftë për të mos humbur shikimin!”– Dhunohet barbarisht gazetari i njohur, reagon familja: Vajza e showbiz-it të tregojë se çfarë e lidh me…

Sipas një reagimi nga familjarët e gazetarit në profilin e tij në rrjetet sociale, personat që e kanë dhunuar janë identifikuar, madje ata i kanë bërë thirrje edhe një vajze të njohur të showbizit shqiptar, por pa dhënë emra, “që të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit”.

Krahas reagimit ata kanë publikuar edhe një foto të gazetarit, tek dallohet fytyra e gjakosur dhe syri i dëmtuar.

“Të dashur miq, Ditën e djeshme, rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare nga persona tashmë të identifikuar. Kërkojmë veçanërisht që një personazh i shoëbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit. Eltoni është në luftë për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të jetë përsëri si dikur, mes nesh. Me shumë dashuri, Familja”, shkruajnë ata.

PADITË NDAJ GAZETARTIT NGA PERSONAZHET VIP

Kujtojmë se pak kohë më parë, Elton Tozaj ka njoftuar se është paditur nga moderatorja shqiptare Luana Vjollca, pasi ai deklaroi se Luana ishte “fiksuar” pas ish-partnerit Krenar Çoçaj dhe se e ndiqte atë dhe partneren e tij aktuale, Endi Demnerin.

Ai përmendi disa raste të pretenduara, si: një fluturim drejt Milanos ku, sipas tij, moderatorja gjendej në të njëjtin avion me çiftin, afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri.

Pas emisionit, avokati i saj ka kontaktuar gazetarin për të kërkuar sqarime dhe prova mbi deklaratat e bëra në publik.

Tozaj vetë e bëri këtë publik përmes një postimi në “Instagram Story”, duke shkruar: “Qesha shumë! Pas intervistës time vip-ja e radhës Luana më vë avokatin të më marrë në telefon. Këto s’kanë as guximin të telefonojnë aq të dhjera janë! Klm dhe së shpejti me listën kush e del nëpër burgje si eskort”.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments