8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeNesër në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare
- Advertisment -spot_img

Nesër në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare

Nesër në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ndërkohë sot të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzon diaspora nëpër përfaqësitë e ndryshme diplomatike.

Procesi i votimit po zhvillohet në 40 vendvotime, që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të huaja. Gjithsej numri i diasporës që është regjistruar për të votuar në këto zgjedhje, përfshirë përmes votimit me postë është pak mbi 77 mijë.

Ndërkohë partitë politike sot e përmbyllin fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen nesër në Kosovë.

LDK-ja fushatën e ka përmbyllur mbrëmë, ndërsa AAK-ja e përmbylli sot në Prishtinë. PDK-ja e përmbyll fushatën në AMC Hall në Prishtinë, duke nisur nga ora 17:30, kurse Lëvizja Vetëvendosje përmbyll fushatën në sallën e madhe të sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments