8 C
Tetovo
E hënë, 12 Janar, 2026
BallinaLajmeShpëtohen dy punonjës të një operatori në RMV që kishin mbetur të...

Shpëtohen dy punonjës të një operatori në RMV që kishin mbetur të bllokuar në borë

Policia realizoi aksion shpëtimi në Lazaropolë, ku kishin mbetur të bllokuar dy banorë të Shkupit, punonjës të një operatori të telefonisë celulare. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Dje (10.01.) në orën 23:30, në SPB-Tetovë u raportua se dy punonjës të operatorit mobil A1, të cilët ndodheshin mbi fshatin Lazaropolë, pranë stacionit bazë të operatorit, ishin bllokuar në borë. Me personat nuk mund të vendosej kontakt për shkak të mungesës së sinjalit të rrjetit celular.
Menjëherë pas raportit, rasti u përcoll tek SP Rostushës, pas çka u angazhuan pjesëtarë të Njësisë për Operacione Speciale Policore dhe Njësisë së Policisë së Uniformuar pranë MPB-së, si dhe pjesëtarë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Me dy automjete tereni, të pajisura me pajisje për borë dhe me pajisje të përshtatshme shpëtimi, ekipet u drejtuan drejt vendit të ngjarjes. Sot (11.01.) në orën 08:30, personat u gjetën dhe u nxorën me sukses në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për G.N. (47) dhe M.M. (37), të dy nga Shkupi, të cilët lëviznin me një automjet teren “VW Amarok” me targa të Shkupit. Ata u gjetën në një lokacion të njohur si “Koritnik”, pranë transmetuesit të rrjetit të A1, në territorin e fshatit Lazaropole”, thonë nga MPB.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments