8 C
Tetovo
E hënë, 12 Janar, 2026
BallinaLajmeRreth 150 persona të evakuuar në sallë sporti në Kërçovë! Kryqi i...

Rreth 150 persona të evakuuar në sallë sporti në Kërçovë! Kryqi i Kuq në shërbim dhe kujdes të të prekurve

Pesë ditë bëhen nga vërshimet e lagjes “Prilepska” në Kërçovë. Nga përmbytjet e mëdha, banorët u evakuuan në sallën sportive Ivandoll në Kërçovë. Afro 150 persona janë strehuar aty, ndërsa po marrin shërbim nga Kryqi i Kuq në Kërçovë gjatë gjithë kohës, me nevojat si ushqim, batanije, dyshekë dhe gjësendet tjera elementare.

Për banorët e evakuuar ka edhe shërbim mjekësor dy herë në ditë. Banorët janë të kënaqur me shërbimet, por duan që sa më shpejt të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Dy herë në ditë kemi mjek; nëse na duhen ilaçe, na sjellin në vend. Edhe nga Kryqi i Kuq jemi falenderues, nga ata nuk kemi asnjë problem.”

“Shtëpitë tona janë shkatërruar, gjithçka është me ujë, ka 3 metra baltë. Nuk dimë ku të shkojmë, po habitemi ku të shkojmë. Si është situata këtu? A vijnë mjekët, a vijnë nga Kryqi i Kuq? Jemi të kënaqur, Elhamdulila. Probleme nuk kemi, kemi gjithçka – ushqim, çfarë na duhet nga Kryqi i Kuq.”

“Ushqim ka, mjek ka, edhe ilaçe na kanë shkruar, duhet t’i sjellin sepse jam me sulm në zemër. Është mirë, ngrohtë, nuk është shumë, po mirë mesatarisht.”

Nga Kryqi i Kuq në Kërçovë thonë se po bëjnë gjithçka që këta banorë të ndjehen komod dhe të trajtohen si duhet.

“Falë solidaritetit të qytetarëve dhe donacioneve të mbërritura, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Kërçovë disponon ushqim, mjete higjienike, ujë të pijshëm, dyshekë, shtretër dhe batanije, të cilat shpërndahen vazhdimisht në përputhje me nevojat e popullatës së prekur. Çdo ditë sigurohen dhe shpërndahen ushqime të ngrohta për personat e vendosur në qendrën pritëse. Vullnetarët e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Kërçovë janë vazhdimisht të pranishëm në terren, ndjekin me kujdes situatën dhe u përgjigjen në kohë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve”, thonë nga Kryqi i Kuq në Kërçovë.

Ndërkaq, nga qendra për menaxhim me kriza njoftojnë se lumenjtë Zajazi dhe Treska kanë nivele të rritura, por janë nën pragun e daljes nga shtrati. Kritike mbetet ruga “Prilepska”. Po kryhet pastrim i kanaleve dhe shtratit të lumit Zajaz me mekanizëm të rëndë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments