8 C
Tetovo
E hënë, 12 Janar, 2026
BallinaLajmeDeri ora 17 kanë votuar 25,55 për qind qytetarë

Deri ora 17 kanë votuar 25,55 për qind qytetarë

Deri në orën 17:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 32.747 qytetarë apo 25,55% e votuesve, transmeton Portalb.mk.

Vrapçisht, kanë votuar 30.01 %.
Gostivar, kanë votuar 25.23 %.
Qendër Zhupë, kanë 12.35%.
Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 25.93 %.

Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë mbahen në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë. Zgjedhjet përsëriten për shkak se në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në tetor nuk u arrit pragu i daljes së një të tretës së votuesve apo 33,33%. Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33.31 %, në Vrapçisht 25.18%, në Mavrovë&Rostushë 30.31% dhe në Qendër Zhupë 21.49%. Në zgjedhjet e përsëritura nuk vlen pragu i daljes prej një të tretës së votuesve.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments