8 C
Tetovo
E enjte, 29 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniLimani: Ata patën vite, Ne patëm vizion: Reforma që ndryshoi Sigurimin Social

Limani: Ata patën vite, Ne patëm vizion: Reforma që ndryshoi Sigurimin Social

A keni parë ndonjëherë në qeveritë e kaluara kaq shumë sukses brenda 18 muajve – apo edhe brenda 20 viteve?

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, njofton se brenda vetëm 18 muajve realizimi i Projektit të Administrimit të Sigurimit Social është rritur nga 9.9% në 41.9%, një progres më shumë se katërfish krahasuar me pesë vitet e mëparshme.

Projekti strategjik, me vlerë 13.8 milionë euro, mbështetet nga Banka Botërore dhe përfshin reforma të thella në evidentimin e sigurimit social, vlerësimin e aftësisë ndryshe, punësimin e personave me aftësi ndryshe dhe rregullimin e profesioneve të rrezikshme me stazh të beneficuar.

Sipas ministrit Limani, përfundimi i suksesshëm i reformave kërkon zgjatje të afatit të projektit, jo si formalitet, por si domosdoshmëri për të garantuar qëndrueshmëri dhe funksionalitet.

“Rezultatet janë të dukshme dhe të matshme. Vazhdojmë me përkushtim dhe transparencë, në interes të qytetarëve”, thekson Limani.

Brenda vetëm 18 muajve, realizimi i Projektit të Administrimit të Sigurimit Social është rritur nga 9.9% në 41.9%, një progres +32%, krahasuar me vetëm 9.9% për pesë vite më parë.

Ata patën vite. Ne patëm vizion dhe punë.
Ndryshimin bëjeni vetë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments