8 C
Tetovo
E martë, 10 Shkurt, 2026
BallinaLajmeFetai: VLEN ndërton reforma, pagat rriten 40% nga marsi – BDI mbetet...

Fetai: VLEN ndërton reforma, pagat rriten 40% nga marsi – BDI mbetet peng i korrupsionit 20-vjeçar

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka reaguar ndaj kritikave se pse VLEN merret me BDI-në, ndonëse është pjesë e qeverisë, duke theksuar se kjo është një domosdoshmëri politike dhe morale.

Sipas Fetait, VLEN ka mjaft punë konkrete për të komunikuar me opinionin publik, përfshirë edhe vendimin e fundit për rritje prej 40 për qind të pagave në administratë nga muaji mars. Megjithatë, ai nënvizoi se BDI nuk mund të trajtohet si një parti normale.

“BDI për 20 vjet ka sunduar mbi fatin e shqiptarëve, nuk ka qeverisur. Etja për pushtet ua ka pushtuar arsyen”, deklaroi Fetai.

Ai shtoi se kjo parti nuk e pranon realitetin dhe vazhdon të jetojë në një botë të krijuar nga vetë ajo, duke u vetëshpallur si e vetmja “mbrojtëse e shqiptarisë”.

“Bedeli i Ali Ahmetit nuk është në listë të zezë për shqiptari, por për hajni”, theksoi Fetai, duke akuzuar BDI-në për korrupsion dhe keqqeverisje.

Zëvendëskryeministri theksoi se BDI ka problem me konceptin e reformës dhe refuzon ta kuptojë atë, ndërsa sqaroi se përballja me të kaluarën është e pashmangshme.

“Për shkak të një pushteti 20-vjeçar që ka lënë pas një grumbull problemesh të pazgjidhura, na ka rënë neve në hise që t’i hapim dosjet dhe, sa të mundemi, t’i zgjidhim”, u shpreh Fetai.

Fetai pranoi se sfida dhe probleme ka, por nënvizoi dallimin thelbësor mes VLEN-it dhe BDI-së, duke rikujtuar edhe rastin e vitit 2014 kur, sipas tij, BDI tentoi ta imponojë simbolikën e luanit për shqiptarët pas marrëveshjes Ahmeti–Gruevski.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments