8 C
Tetovo
E hënë, 16 Shkurt, 2026
BallinaLajmeGjendje e rëndë në Forinë të Gostivarit, shumë shtëpi kanë pësuar dëme...

Gjendje e rëndë në Forinë të Gostivarit, shumë shtëpi kanë pësuar dëme si pasojë e përmbytjeve

Fshati Forinë i Gostivarit është në gjendje katastrofike pas përmbytjeve të fundit. Shumica e shtëpive janë të vërshuara, ndërsa në mungesë të ndihmës nga komuna, banorët mundohen vetë të pastrojnë dëmet.

“Dëmet mund ti shihni edhe vetë, janë goxha të konsiderueshme”, u shpreh një banor.

“Dëme shumë kemi, këmbët na dhembin nga uji. Një herë kanalizimi doli pastaj edhe Lumi Jahorka vërshoi gjithë rrugën por asgjë s’mundëm të bëjmë”, tha një tjetër banor.

“Skam fjet ende, se di s`kam koment, tragjedi e madhe kjo.
Gjitha që i kemi arrit na i mori. Gjithë kati shkoi. Se di si do ia bëj, rand e kam se me punë të këtushme i kam bë”, theksoi një banor.

Më së keqi pësoi pësuar familja Ziberi. Shtëpia e tyre vazhdonte të jetë me më shumë se një metër ujë në bodrum.

“Nuk jam as në gjysmë rruge për të hyrë në këtë bodrum, ndërkohë që uji është rreth 50 centimetra. Në gjendje të këtillë, nga dita e djeshme janë shumica e shtëpive në fshatin Forinë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

“Çka t`iu them, teknika e bardhë divanë gjitha janë dëmtuar, dëm mbi 5000 euro kam”, u shpreh një banor.

Ekipet e komunës së Gostivarit ishin në terren për të parë situatën.

“Zonat më të prekura në Gostivar janë Forina, Llakavica, Turçani, dhe disa lagje të qytetit. Por pika më kritike nga gjitha ka qenë Forina. Për pastrimin e fshatit sot jemi në terren me gjitha ndërmarrjet që kanë makineri dhe iu dalim në ndihmë banorëve të fshatit Forinë. Drejtoria për Mbrojtje Shpëtim nuk na ka dalë në ndihmë”, deklaroi Safet Asani, Komisioni për Mbrojtje dhe Shpëtim, komuna e Gostivarit. /Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments