8 C
Tetovo
E martë, 17 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDrejtori Suad Alili: NPK Mirëmbajtja Zhelinë në shërbim të qytetarëve gjatë vërshimeve

Drejtori Suad Alili: NPK Mirëmbajtja Zhelinë në shërbim të qytetarëve gjatë vërshimeve

Drejtori i NPK Mirëmbajtja Zhelinë njofton se, në bazë të situatës së rënduar të krijuar nga shirat e rrëmbyeshëm ditët e fundit në Komunën e Zhelinës, ndërmarrja publike ka qenë pandërprerë në terren dhe në shërbim të qytetarëve me të gjitha mjetet dhe kapacitetet në dispozicion.

Intervenimet janë realizuar në fshatrat Trebosh, Pallaticë, Leshnicë, Çiflik, Strimnicë dhe në Zhelinë, ku ekipet kanë punuar pa pushim për hapjen e rrugëve të bllokuara, largimin e ujit dhe mbeturinave, si dhe për rikthimin sa më të shpejtë të gjendjes në normalitet. Falë angazhimit maksimal dhe koordinimit në terren, u arrit që të zbuten pasojat dhe të ndihmohen familjet e prekura nga vërshimet.

Një falënderim i veçantë për Drejtoreshën e Qendrës për Menaxhim me Kriza, Arlinda Muharemi, për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për komandantin e zjarrfikësve Avni Ameti me ekipin e tij, të cilët kanë qenë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në çdo moment.

NPK Mirëmbajtja Zhelinë mbetet e përkushtuar që të jetë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente. Lusim Zotin që të mos përballemi më me fatkeqësi të tilla natyrore dhe që ditë më të qeta e më të sigurta të jenë përpara nesh.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments