8 C
Tetovo
E martë, 17 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAbazi me Sali: Projektet prioritare të komunës, marrin miratimin e qeverisë

Abazi me Sali: Projektet prioritare të komunës, marrin miratimin e qeverisë

Ditë e sotme, në ambientet e qeverisë janë takuar kryetari i komunës së Bogovinës Feti Abazi dhe zv/Kryeministri i parë, Bekim Sali.
Të dy, virtualisht kanë reaguar, duke konkluduar se projektet komunale, e kanë marrur ngjyrën e gjelbërt të qeverisë, dhe së shpejti do nisin në realizim.

“Sot realizova një takim zyrtar me Zëvendëskryeministrin e parë të qeverisë z. Bekim Sali, ku diskutuam hapur për prioritetet e Komunës së Bogovinës dhe projektet konkrete që synojmë t’i realizojmë së bashku.
Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet pushtetit lokal dhe qeverisë, me qëllim sigurimin e më shumë përkrahjes për komunën tonë. Përmes projekteve të përbashkëta, synojmë të sjellim zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët tanë.
E falënderova për gatishmërinë dhe vullnetin për të qenë krah banorëve dhe Komunës së Bogovinës në realizimin e projekteve tona zhvillimore”, ka shkruar Feti Abazi.

Në të njejtën frymë bashkëpunuese, ka qenë edhe statusi i zv/Kryeministrit, Sali.
“Sot realizova një takim pune me Kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
Biseduam hapur për gjendjen aktuale në komunë, për nevojat konkrete të banorëve, si dhe për sfidat me të cilat po përballen institucionet në nivel lokal. Qeveria do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me komunën, me qëllim që projektet prioritare të marrin mbështetjen e nevojshme dhe të realizohen sa më shpejt në interes të banorëve”, ka përfunduar, ai.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments