8 C
Tetovo
E premte, 20 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniZëvendësdrejtori i Doganave, realizoi vizitë zyrtare në pikën kufitare Bllacë

Zëvendësdrejtori i Doganave, realizoi vizitë zyrtare në pikën kufitare Bllacë

Sot, z. Mustafa Dauti, realizoi një vizitë zyrtare në pikën kufitare Bllacë. Gjatë vizitës, ai u njoh nga afër me organizimin e punës dhe dinamikën e përditshme në këtë pikë kufitare, e cila ka një rëndësi të veçantë për lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave.

Dauti bashkëbisedoi me stafin për sfidat konkrete me të cilat përballen dhe theksoi nevojën e vazhdueshme për koordinim, efikasitet dhe integritet në ushtrimin e detyrës. Ai theksoi se One Stop Shop, është një element kyç që ka përmirësuar lehtësimin e procedurave dhe shërbimet për qytetarët.

Sipas të dhënave të vitit 2025, pika kufitare Bllacë ka regjistruar rreth 32,000 kamionë të ngarkuar dhe 25,000 kamionë të zbrazët, duke treguar intensitetin e lartë të trafikut dhe rëndësinë e efikasitetit në punën e përditshme të stafit.

Zëvendësdrejtori nënvizoi se këto vizita nuk janë vetëm pjesë e detyrës institucionale, por edhe mundësi për të dëgjuar drejtpërdrejt zërin e atyre që punojnë në terren dhe për të siguruar shërbime më cilësore dhe respektim të plotë të ligjit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments