Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Dibër, raporton Tetovasot.
Sipas të dhënave që ka siguruar Tetovasot, një automjet “Volkswagen Golf”, i drejtuar nga një 20-vjeçar nga Dibra, ka goditur një këmbësor 80-vjeçar. I moshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara në Spitalin Special “Shën Erazmo”.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga ekipi hetues.

