I pari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi ditën e sotme ka monitoruar situatën në terren, së bashku me Ndërrmarjen Komunale dhe kompaninë Bechtel&Enka. I gjithë ky angazhim, po ndodhë për shkak, vërshimeve dhe rreshjeve të shiut, që shkaktuan dëme natyrore, në Pirok, Kallnik dhe Novo Sellë.
Postimi i plotë:
Në terren bashkë me Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore, Bechtel&Enka dhe ndërmarjen tonë komunale për të evidentiar dhe konstatuar pikat kritike të sistemit kullues!
Dua të falemendorej Ndërmarjen tonë Sharri për angazhimin e palodhur gjatë këtyre ditëve kritike! Si dhe njësitin tonë zjarrfikës për punën e shkelqyer!
Na pret edhe shumë punë sepse është evidente se sistemi aktual i kanaleve nuk ka kapacitet të përballojë sasitë e reshjeve të ditëve të fundit! Ndërsa dëmet nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut janë duke u sanuar një nga një!
Reziku për rrëshqitje të dheut vazhdon të jetë i lartë andaj bëj apel për kujdes të shtuar.

