Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Vostaniçka” në lagjen Cërniçe në Shkup, në afërsi të marketit “Gigo”, ku janë përplasur dy automjete. Siç shihet nga fotografitë e vendit të ngjarjes, të dyja makinat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Sipas informacioneve tona, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona. Fatmirësisht, raportohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Njëra nga makinat e përfshira në aksident, e llojit “Skoda Octavia” me ngjyrë të bardhë, sipas regjistrit të automjeteve zyrtare, rezulton të jetë mjet i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Policia pritet të kryejë ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e plota të përplasjes.

