8 C
Tetovo
E diel, 3 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, pjesmarrës në Shoqatën Akademike Shqiptare: "Mbështesim iniciativat, që kultivojnë dijen...

Feti Abazi, pjesmarrës në Shoqatën Akademike Shqiptare: “Mbështesim iniciativat, që kultivojnë dijen dhe identitetin kulturor”

Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka marrur pjesë sot në takimin e rradhës të organizuar nga “Shoqata Akademike Shqiptare e Shkencës dhe Artit”. Në këtë takim, ai ishte së bashku me kryetarët e komunave të tjera, duke filluar prej komunës së Tetovës, Tearcës, Sarajit dhe Haraçinës.

Në murin e tij të Facebookut, Abazi ka nënvizuar, se edhe në vazhdim do mbështesë aktivitetet e tilla, që kultivojnë e promovojnë artin, kulturën dhe shkencën.

POSTIMI I PLOTË:

“Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e radhës së Shoqatës Akademike Shqiptare për Shkencë dhe Art, në cilësinë e kryetarit të komunës. Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të mendimit shkencor, kulturor dhe artistik në shoqërinë tonë.

Shoqata të tilla luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e dijes, promovimin e vlerave kombëtare dhe krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet akademikëve, studiuesve dhe institucioneve publike. Kontributi i tyre është veçanërisht i rëndësishëm për shqiptarët në Republika e Maqedonisë së Veriut për ruajtjen dhe kultivimin e historsë, traditës dhe mbrojtjen e identitetit kulturor.

Përmes projekteve kërkimore, aktiviteteve kulturore dhe angazhimit publik, kjo shoqatë kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe në forcimin e rolit të intelektualëve shqiptarë në vend. Si institucion lokal, mbetemi të përkushtuar për të mbështetur iniciativa të tilla që ndërtojnë të ardhmen mbi dije, kulturë dhe bashkëpunim”, ka shkruar ai.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments