“Me shumë kënaqësi e mirëpritëm në Tetovë Presidentin e Shqipërisë, Sh. T. Bajram Begaj.
Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe perspektivën e përbashkët europiane.
Tetova gjithmonë ka qenë një urë e rëndësishme bashkëpunimi kulturor, arsimor dhe kombëtar,
dhe vizita e Presidentit është dëshmi e vëmendjes që ka Shqipëria ndaj këtij bashkëpunimi.
Do të jemi gjithmonë këtu për të forcuar edhe më shumë lidhjet vëllazërore mes shqiptarëve!” ka shkruar kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

