8 C
Tetovo
E diel, 1 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet politik

VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet politik

Vizita e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Maqedoninë e Veriut vuri në pah rolin dhe kontributin e shqiptarëve në vend. Mirëpritja vëllazërore e organizuar nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Fetai dhe Bekim Sali, si dhe pritja e ngrohtë nga kryeparlamentari Afrim Gashi janë dëshmi e qartë e vlerësimit tonë për shtetin shqiptar dhe për marrëdhëniet që i ndërtojmë e i forcojmë vazhdimisht.
Për ne, marrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet politik. Çdo hap që lidhet me të drejtat, mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve, por edhe të të gjithë qytetarëve, e trajtojmë me përgjegjësi të madhe.

Mesazhet dhe takimet e presidentit Begaj janë konfirmim i rëndësishëm se partneriteti mes dy shteteve është thelbësor, ndërsa shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë rol të pazëvendësueshëm në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

VLEN e vlerëson veçanërisht mesazhin e presidentit për barazi, për rëndësinë strategjike të Korridorit 8, bashkëpunimin rajonal dhe për rrugën e qartë dhe të pakthyeshme drejt Bashkimit Evropian.

VLEN do të jetë garant që këto mesazhe të përkthehen në hapa konkretë, në projekte dhe vendime që i japin vendit tonë më shumë zhvillim, barazi dhe orientim të qartë evropian.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments