8 C
Tetovo
E enjte, 5 Mars, 2026
BallinaLajmePronari i objektit ku ishte vendosur “Puls”: Po luftoj për jetën, nuk...

Pronari i objektit ku ishte vendosur “Puls”: Po luftoj për jetën, nuk mund të vij në seancat gjyqësore, do të shkoj në paraburgim nëse duhet

Grozdan Milkovski, pronari i objektit ku ishte vendosur diskoteka “Puls”, sot, para fillimit të seancës gjyqësore për zjarrin tragjik, tha se ka dëgjuar se disa grupe në Koçan “po përgatiten ta vrasin”.

Ai ishte shtruar në spital dhe një nga seancat ishte shtyrë për shkak të kësaj, por tani pretendon se edhe pse është liruar nga spitali, është ende rëndë i sëmurë. Ai thotë se ka pasur sepsë në kraharor dhe një bakterie në fyt.

Unë nuk mund të paguaj më shoferë që të më çojnë në seancat gjyqësore, një orë e gjysmë vajtje dhe një orë e gjysmë kthim. Kthehem dhe në shtrat luftoj për jetën. Po dëgjoj gjithashtu se disa grupe në Koçan po përgatiten të më marrin jetën – tha i akuzuari Milkovski.

Gjyqtarja Dijana Gruevska Ilievska tha se është e informuar nga mjekët për gjendjen e tij shëndetësore.

” E di që ju është gjetur bakteria. Gjykata bëri gjithçka që mundi, por gjykata nuk mund t’ju sigurojë transport deri në sallën e gjyqit – tha gjyqtarja.

Milkovski tha se nuk do të vijë në seancën e radhës, ndërsa gjyqtarja i tha se nëse nuk paraqitet në seancën tjetër, do të propozojë paraburgim për të.

– Nëse duhet, do të shkoj në paraburgim – tha Milkovski.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments