8 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniNënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e parkingjeve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në...

Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e parkingjeve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup

Ministria e Shëndetësisë dhe Qyteti i Shkupit kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e parkingjeve brenda Qendrës Klinike “Nënë Tereza”.

Marrëveshja është për një periudhë prej 15 vitesh, me 10 për qind qira nga qarkullimi i përgjithshëm i realizuar.

Në fazën e parë është paraparë ndërtimi i dy parkingjeve moderne të montueshme, me të paktën 500 vende parkimi, të cilat pritet të vihen në funksion deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Parkingjet do të jenë të dedikuara kryesisht për pacientët dhe për të punësuarit në Qendrën Klinike.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se Qyteti i Shkupit brenad 60 ditësh duhet të paraqesë plan veprim për zbatimin e aktiviteteve me afate konkrete për implemetim.

“Kemi ndjekur të gjithë procedurën ligjore nga fillimi deri në fund për të siguruar një zgjidhje që do t’ju shërbejë pacientëve dhe punonjësve në shëndetësi. Bëhet fjalë për një marrëveshje – dhënie me qira, me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Qytetin e Shkupit, me qëllim organizimin, menaxhimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e parkimit në hapësirën e Kompleksit Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Qyteti i Shkupit ka detyrim që brenda 60 ditëve të dorëzojë plan veprimi për zbatimin e aktiviteteve me afate konkrete për implementim. Marrëveshja është lidhur për një peridhuë prej 15 vjetësh me një qira prej 10% të qarkullimit total të realizuar dhe me të mundësohet modernizimi dhe rritja e ndjeshme e kapaciteteve të parkimit rreth 50%. Qiramarrësi është i obliguar që para Këshillit të Qyteetit të Shkupit të propozojë një listë çmimesh për shfrytëzimin e parkimit brenda kompleksit”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments