8 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKufizime për naftën në pikat e karburantit “Lukoil”: Deri në 50 litra...

Kufizime për naftën në pikat e karburantit “Lukoil”: Deri në 50 litra për mjetet e rënda

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e një njoftimi me vulë të “Lukoil”, në të cilin thuhet se kufizohet shitja e naftës për automjetet e rënda transportuese, traktorët dhe autobusët në maksimum 50 litra.

Në njoftimin që po qarkullon, theksohet se shitja e Euro Diesel BS dhe ECTO Diesel për kamionë, traktorë dhe autobusë kufizohet në këtë sasi, ndërsa ndalohet edhe mbushja e karburantit në tuba dhe kanistra që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë.

Ky kufizim nuk vlen për automjetet që furnizohen sipas kontratave të nënshkruara paraprakisht me “Lukoil Maqedoni”. Mbetet e paqartë nëse kjo masë vlen vetëm për një pikë të caktuar apo më gjerë, por vetë ekzistenca e saj krijon dyshime mbi pretendimet se gjendja me furnizimin është plotësisht stabile.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments