Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka njoftuar për një takim të zhvilluar në Prishtina, pas vizitës në Prekaz.
Përmes një postimi, ai bëri të ditur se fillimisht ishte në konakun e Bacit Rifat, ndërsa më pas zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një!”, ka shkruar Qoku në reagimin e tij.
Vizita dhe takimet e zhvilluara vijnë në kuadër të aktiviteteve dhe komunikimit politik mes përfaqësuesve shqiptarë në rajon.

