“Sot, për Ditën e Ekologjisë, pata kënaqësinë të vizitoj shkollat komunale dhe të shoh nga afër angazhimin dhe kreativitetin e nxënësve në shënimin e kësaj dite të rëndësishme”, ka njoftuar, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, në Facebook.
Më tej, ai ka konfirmuar, se aktivitetet e pastrimit të ambientit, nga ana e nxënësve, janë fakt i pamohueshëm, se ndërgjegjësimi ambientalist, po vazhdon të rritet.
“Aktivitetet e tyre janë dëshmi e qartë se ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit po rritet çdo ditë. Është thelbësore që të investojmë në edukimin e brezave të rinj për ambientin, sepse pikërisht ata janë bartësit e së ardhmes sonë dhe kujdestarët e natyrës.
Vetëm përmes edukimit, përkushtimit dhe bashkëpunimit mund të ndërtojmë një shoqëri më të përgjegjshme dhe një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm për të gjithë.
Le të vazhdojmë së bashku të punojmë për një të ardhme më të gjelbër!”, ka përfunduar, Abazi.

