8 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, viziton shkollat, për "Ditën e Ekologjisë": "Aktiviteti i nxënësve, dëshmon...

Feti Abazi, viziton shkollat, për “Ditën e Ekologjisë”: “Aktiviteti i nxënësve, dëshmon ndërgjegjësimin, për mbrojtjen e ambientit”

“Sot, për Ditën e Ekologjisë, pata kënaqësinë të vizitoj shkollat komunale dhe të shoh nga afër angazhimin dhe kreativitetin e nxënësve në shënimin e kësaj dite të rëndësishme”, ka njoftuar, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, në Facebook.

Më tej, ai ka konfirmuar, se aktivitetet e pastrimit të ambientit, nga ana e nxënësve, janë fakt i pamohueshëm, se ndërgjegjësimi ambientalist, po vazhdon të rritet.

“Aktivitetet e tyre janë dëshmi e qartë se ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit po rritet çdo ditë. Është thelbësore që të investojmë në edukimin e brezave të rinj për ambientin, sepse pikërisht ata janë bartësit e së ardhmes sonë dhe kujdestarët e natyrës.

Vetëm përmes edukimit, përkushtimit dhe bashkëpunimit mund të ndërtojmë një shoqëri më të përgjegjshme dhe një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm për të gjithë.

Le të vazhdojmë së bashku të punojmë për një të ardhme më të gjelbër!”, ka përfunduar, Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments