8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniGjashtë shoferë u privuan nga liria për shkelje të rregullave të komunikacionit

Gjashtë shoferë u privuan nga liria për shkelje të rregullave të komunikacionit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se dje janë privuar nga liria gjashtë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve katër kanë vozitur pa leje, ndërsa dy nën ndikimin e alkoolit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria gjashtë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, katër kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa dy kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit.Në Manastir, dy persona kanë drejtuar pa patentë shoferi, ndërsa nga një rast është regjistruar në Shkup dhe në Gjevgjeli. Njëri nga shoferët në Manastir më herët kishte shkaktuar aksident rrugor, përkatësisht me automjetin të cilin e drejtonte është përplasur në një automjet të parkuar”, njoftuan nga MPB.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments