8 C
Tetovo
E premte, 17 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPadi ndaj Blerim Bexhetit, dyshohet për keqpërdorim të mbi 42 milionë denarëve

Padi ndaj Blerim Bexhetit, dyshohet për keqpërdorim të mbi 42 milionë denarëve

Më 17 prill 2026, Njësia për Korrupsion në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër dy personave: Z.D. (61) dhe B.B. (49), të dy nga Shkupi, nën dyshimin e bazuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

​Sipas dokumentacionit të dorëzuar, personi Z.D., duke shfrytëzuar autorizimin e marrë nga Kryetari i Qytetit të Shkupit në vitin 2021, i ka mundësuar një subjekti juridik nga fshati Krushopek (me degë në fshatin Gllumovë) të përfitojë në mënyrë të paligjshme mbi 3.2 milionë denarë.

Ai ka nënshkruar një vendim për regjimin e komunikacionit, i cili i shërbeu kompanisë si bazë për kryerjen e kontrolleve teknike, edhe pse ishte në dijeni se kjo kompetencë i takonte Komunës së Sarajit dhe jo Qytetit të Shkupit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments