8 C
Tetovo
E martë, 21 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, uron skuadrën e Kamjanit për vendin e parë në futsall...

Feti Abazi, uron skuadrën e Kamjanit për vendin e parë në futsall dhe premton vazhdimin e mbështetjes së komunës, në zhvillimin e sportit

“Sot pata kënaqësinë të ndjek nga afër Garat regjionale në futsall, të organizuara në sallën sportive në Kamjan. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë ekipe nga Gostivari, Struga dhe Manastiri, duke sjellë një frymë gare, bashkëpunimi dhe talenti të jashtëzakonshëm”, ka njoftuar, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Ai ka uruar skuadrën e Kamjanit për vendin e parë, dhe ka shtuar se supporti i komunës për zhvillimin e sportit, do të vazhdojë, edhe në vijim.

“Urime të veçanta për vendin e parë, K.S.Sh. “Sabedin Bajrami” – Kamjan, për suksesin e merituar dhe përfaqësimin dinjitoz. I urojmë shumë suksese në vazhdimin e garave në nivel shtetëror!

Komuna jonë do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e sportit dhe të rinjve tanë”, ka përfunduar, Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments