8 C
Tetovo
E martë, 21 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPublikohet kalendari i maturës shtetërore 2025/2026: Provimet nisin më 6 qershor

Publikohet kalendari i maturës shtetërore 2025/2026: Provimet nisin më 6 qershor

Në përputhje me Ligjin e ri për arsim të mesëm, këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen tre llojeve të provimeve përfundimtare: maturës shtetërore, maturës shtetërore profesionale dhe maturës shtetërore artistike.

Sipas kalendarit të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), provimet eksterne për maturën shtetërore 2025/2026 do të zhvillohen në dy termine kryesore. Më 6 qershor, gjimnazistët do t’i nënshtrohen testimit në një nga lëndët me zgjedhje: gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, italiane, matematikë apo histori. Ndërsa më 11 qershor, ata do të japin provimin në gjuhë dhe letërsi amtare – maqedonase, shqipe, turke apo serbe.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments