“S’ka më ryshfet për tu operuar”, kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu në emisionin Click Plus në TV21. Aliu tha se kjo gjë është eliminuar me listën e pritjes për operim.
“Eliminon, është vërtetuar në nivel botëror. Jo rastësisht filluam me listën e pritjes për operacione, pasi që shpesh kemi hapur kabinete dhe në dy forma ose çdo të premte nga 10 deri në 15 ora mund të vijnë qytetarët të bisedojnë me ministrin, ose online mund të na informojnë nëpërmjet ueb-faqes për abuzimet në shëndetësi dhe fjala kryesore e abuzimeve ka qenë lista e pritjes për operacion. Shpesh na shkruanin qytetarët “mjeku më thotë do të presësh 5-6 muaj, ose do të vish në ndërrimin e dytë ku paguhet privat”. Dhe e zgjidhëm këtë problem, krijum një sistem i cili tash kemi listat e pritjes për çdo mjek, çdo repart, apo për çdo sëmundje. Mund të hyni ta shihni se sa është lista e pritjes për operacion. Pra abuzimi i tipit do të vish pas dite për shkak se duhet të presësh nuk ekziston më”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

