Zoran Ristovski – Gjuza është emëruar drejtori i ri i servisit publik. Këshilli Programor i Radio Televizioni i Maqedonisë sot i dha besimin Ristovskit që në tre vitet e ardhshme të drejtojë këtë institucion mediatik.
Ristovski, për të cilin prej kohësh në opinion qarkullonin spekulime se do të zgjidhej, në këtë funksion do ta pasojë Marjan Cvetkovski, i cili ishte në krye të servisit publik radiodifuziv për rreth 14 vite, që nga zgjedhja e tij në vitin 2012.
Në seancë, për Ristovskin kanë votuar 12 nga gjithsej 13 anëtarë të Këshillit Programor, ndërsa vetëm një nuk i ka dhënë mbështetje. Në garë, si kandidatë të paraqitur në konkurs, kanë qenë gjithsej shtatë persona: Toni Glamçevski, Iskra Rebac, Pero Popov, Zoran Bogatinov, Sotir Sotirovski dhe Igor Sebishki.
Zgjedhja e Ristovskit nuk konsiderohet surprizë, pasi emri i tij në disa raste ishte përmendur si kandidati më serioz për ta zëvendësuar Cvetkovskin në postin e drejtorit.

