8 C
Tetovo
E shtunë, 10 Tetor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAstrit Iseni: Uniforma policore nuk i jep askujt të drejtë të ushtrojë...

Astrit Iseni: Uniforma policore nuk i jep askujt të drejtë të ushtrojë dhunë, shkelësit e ligjit do të mbajnë përgjegjësi!

Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dua të theksoj qartë se uniforma policore nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, pavarësisht dyshimeve ndaj personave që janë objekt i veprimeve policore.

Çdo veprim policor duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike, po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit të dyshuar të dhunës ndaj dy të rinjve në Shkup, më 7 tetor.

Çdo provë do të shqyrtohet me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur.

Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të mbajnë përgjegjësi.

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se rasti nuk ka asnjë lidhje me motive etnike, ndërsa patrulla policore e përfshirë kishte përbërje të përzier etnike.

Nuk duhet të lejojmë që ky rast të keqpërdoret për të nxitur tensione ndëretnike.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments