8 C
Tetovo
E shtunë, 2 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi asfalton fushën e sportit, në fshatin Jellovjan

Feti Abazi asfalton fushën e sportit, në fshatin Jellovjan

“Sot asfaltuam fushën e sportit pranë shkollës fillore në fshatin Jellovjan një investim simbolik me vlerë të madhe për komunitetin”, ka njoftuar në Facebookun zyrtar, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

I pari i Bogovinës, ka shtuar se tanimë ky fshat, do të ketë edhe një arsye më shumë për kremtimin e Festës së Majit.

“Ky fshat i bukur malor nesër do të mirëpresë mysafirë dhe vizitorë të shumtë për kremtimin e Festës së Majit, një traditë e dashur që mbahet gjallë çdo vit me shumë përkushtim.

Si komunë, mbetemi të përkushtuar që asnjë vendbanim të mos mbetet anash dhe që çdo cep të zhvillohet e të marrë vëmendjen që meriton.

Ju mirëpresim të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj feste!”, ka përfunduar, Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments