Të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë. Këtë për Televizioni Tellma e kanë konfirmuar nga Gjykata Penale, ku aktualisht ende zhvillohen, por edhe janë përfunduar disa procese ndaj të akuzuarit dhe të dënuarit që ndodhet në azil, përcjellë Tema.mk. Nga Ministria e Drejtësisë kanë kërkuar nga gjykata që të dorëzohen të gjitha ndryshimet që mund të ndikojnë në procedurën e ekstradimit, për çka kanë marrë përgjigjet e nevojshme. Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, dy ditë më parë konfirmoi se pritet formimi i qeverisë së re në Hungaria, vendi ku u arratis Gruevski, në mënyrë që institucionet atje të njoftohen se Maqedonia është e interesuar për kthimin e tij në vend.

