8 C
Tetovo
E diel, 3 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti thumbon Osmanin: Ish funksionari pa funksion merr valixhen e turistit...

Mustafa Dauti thumbon Osmanin: Ish funksionari pa funksion merr valixhen e turistit dhe “airplane mode” i bën shqiptarisë!

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, i është kundërpërgjigjur paralajmërimit të BDI-së për vizitën dy ditore të ish ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani në Bruksel. Sipas Dautit kur e kishte rastin të fliste ai heshti, prandaj tani çfarë do që bënë nuk ka peshë.
“Një ish funksionar funksioni i të cilit akoma nuk dihet, paska kap valixhen e turistit që i është pluhurosur pas tërmetit që ia shkaktoi VLEN-i, tri humbje për dy vite, dhe paska shkuar për tu sorollatur në Bruksel pa kurrfarë përgjegjësie. Qytetarët e shkarkuan nga përgjegjësia ky po e ngushëllon veten me vizita që mund t’i shërbejnë edhe si terapi pas humbjeve të njëpasnjëshme. Në vend flet për shqiptari, për gjuhën shqipe, e që besa edhe për thirrje për pushkë në dorë pa çka se i njëjti nuk i është përgjigj kësaj thirrjeje. Por, me gjasë me të hipë në aeroplan shqiptarisë ia bënë një “airplane mode” dhe fare nuk brengoset më. E këtë e ka dëshmuar me vite të tëra derisa ka shërbyer si ministër i Jashtëm, kurrë njëherë nuk e kemi dëgjuar të flet për gjuhën shqipe apo Marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Dauti.
Ai mes tjerash ka shkruar edhe për procesin e integrimit të vendit që sipas Dautit qeveritë e kaluara kanë dështuar prandaj kjo barrë tani ka ngelë mbi supet e VLEN-it dhe qeverisë aktuale.
“Sa i përket perspektivës evropiane të vendit qytetarët e mbajnë në mend fotografinë nga aeroplani i qeverisë kur hapnin shampanja së bashku me kabinetin e dështuar qeveritar dhe festonin për fillim të negociatave pa çka se agjenda e tyre ishte në kundërshtim me agjendën reformuese. Pra, ata kanë festuar dhe tani neve, VLEN-it dhe partnerëve qeveritarë, na ka ngelë të punojmë. Ata janë shëtitur si pensionistë e turistë pa brenga e neve na ka ngelë të korrigjojmë gabimet dhe mungesën e seriozitetit të tyre”, ka shtuar tutje Dauti.
Mustafa Dauti përfundon me atë që vizitën dy ditore të Osmanit i jep ngjyrim të një vizite familjare sesa institucionale.
“Urojmë që në vrazhdën e vizitës dy ditore, ditën e tretë t’ia kushtojë ndonjë daje a familjari që ka në Bruksel. Pasi kur ishte në pozitën që duhej punë e zë, heshti dhe nuk foli as për integrime e as për shqiptari. Tani çfarë do që bënë nuk është gjë tjetër pos ngushëllim e solidarizim me veten e tij. Në Ditën e Evropës, 9 Maj, po vuloset bashkimi i shumëpritur dhe po fundoset e keqja e dëmshme për shqiptarët!”, ka përfunduar Mustafa Dauti, zëvendësdrejtor i Doganave të RMV-së.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments