Sot, më 03.05.2026, në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 20:00, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup realizoi një kontroll të intensifikuar aksional në zonën e qytetit, me fokus të veçantë mbi drejtuesit e motoçikletave, biçikletave me motor ndihmës, triçikletave dhe katërçikletave. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar gjithsej 113 drejtues për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

