8 C
Tetovo
E enjte, 7 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniSali në Panairin e Shkencës 2026 në Tetovë: Investimi në dije dhe...

Sali në Panairin e Shkencës 2026 në Tetovë: Investimi në dije dhe inovacion, çelësi i së ardhmes evropiane

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka theksuar rëndësinë e investimit në dije dhe inovacion si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Gjatë pjesëmarrjes në Panairin e Shkencës 2026 në Tetovë, ai vlerësoi angazhimin dhe kreativitetin e të rinjve, të cilët prezantuan ide dhe zgjidhje konkrete që dëshmojnë potencialin e madh për zhvillim.

Sali nënvizoi se arsimi, shkenca dhe teknologjia mbeten shtyllat kryesore të progresit ekonomik, duke shtuar se këto fusha janë të domosdoshme për avancimin e vendit drejt integrimit evropian.

“Shteti ndërmerr masa për të mbështetur të rinjtë dhe për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e inovacionit, si një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen tonë”, theksoi ai.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments