8 C
Tetovo
E martë, 12 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniJa kush janë top 10 kompanitë ndërtimore me fitimet më të larta...

Ja kush janë top 10 kompanitë ndërtimore me fitimet më të larta në vitin 2025

Gjatë vitit 2025, dhjetë kompanitë më fitimprurëse në sektorin e ndërtimit në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar një fitim të përbashkët prej 38,08 milionë euro, raporton Faktor.

Renditja sipas fitimit:

Adora Engineering: 6,63 milionë euro (Lider tradicional në treg).

M.G. Fashion: 4,83 milionë euro (Investitor i kompleksit “Grand Shkup” te Holiday Inn).

A Plus Engineering: 4,25 milionë euro (Realizues i “MEGA Shopping Park” në Gjevgjeli).

Zhikol DOOEL: 4,07 milionë euro (Kompani e qëndrueshme nga Strumica).

Stenton Gradba: 3,76 milionë euro (Sukses i kompanive rajonale jashtë Shkupit).

SMS Shops (SMS Construction): 3,19 milionë euro (Ndërtues i “East Gate Living”).

Obnoviteli DOOEL: 3,16 milionë euro (Pjesë e projektit te Holiday Inn, e lidhur me KOM-AO dhe M.G. Fashion).

Aleks-3 DOOEL: 3,08 milionë euro (Lojtar me profil më pak publik, por me fitime të larta).

VIP Projekt: 2,84 milionë euro (Në pronësi të ish-kryeministrit Ljubço Georgievski).

Energogroup DOO: 2,27 milionë euro (Kompani serbe aktive në tregun vendas).

Sektori mbetet shumë profitabil, me hyrjen e lojtarëve të rinj që fokusohen në qendra tregtare dhe komplekse të mëdha urbane. Projekti “Grand Shkup” (përballë Holiday Inn) është një nga më fitimprurësit, ku dy kompanitë e lidhura me të (M.G. Fashion dhe Obnoviteli) bashkë kanë fituar rreth 8 milionë euro.(INA)

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments