8 C
Tetovo
E mërkurë, 13 Maj, 2026
BallinaLajmeRajoniAfër 60 mijë mërgimtarë të regjistruar për të votuar për zgjedhjet e...

Afër 60 mijë mërgimtarë të regjistruar për të votuar për zgjedhjet e 7 qershorit

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më 12 maj 2026 në orën 10:00 janë pranuar gjithsej 59,415 kërkesa për regjistrim përmes platformës elektronike.

49,493 aplikime janë miratuar;
* 4,944 janë refuzuar;
* 4,957 vazhdojnë të jenë në proces verifikimi.

Të dhënat tregojnë se shumica e votuesve të regjistruar kanë zgjedhur votimin përmes postës jashtë Kosovës, ndërsa një pjesë kanë zgjedhur votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.

Sipas KQZ-së:

* 36,386 qytetarë janë regjistruar për dërgimin e fletëvotimeve në adresat postare jashtë Kosovës;
* 11,782 kanë zgjedhur votimin fizik në ambasada dhe konsullata;
* 1,325 do të dërgojnë fletëvotimet në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Interesimi më i madh për regjistrim vjen nga diaspora në Gjermani, ku janë regjistruar 24,624 votues. Pas saj renditen Zvicra me 11,063 votues, Franca me 2,172, Suedia me 2,058, Austria me 1,508, Mbretëria e Bashkuar me 1,337, SHBA me 1,115 dhe Italia me 1,046 votues të regjistruar.

Afati për aplikim për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës mbetet i hapur deri më 17 maj 2026.(INA)

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments