Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, në rrjetet sociale ka reaguar pas koncertit jubilar të këngëtarit të mirënjohur Mahmut Ferati, i cili mblodhi qindra qytetarë në një sallë të stërmbushur në Tetovë.
Salla e stërmbushur në Tetovë nderoi sonte karrierën madhështore të Mahmut Feratit, zërit që lidhet me kujtesën kolektive të shumë brezave. Një jetë e tërë kushtuar muzikës, artit dhe kulturës”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se për Komunën e Tetovës ishte nder mbështetja e këtij koncerti jubilar, duke potencuar se institucioni lokal do të vazhdojë të jetë pranë aktiviteteve kulturore dhe artistike në qytet.
“Ishte nder për ne si komunë ta mbështesim koncertin e tij jubilar, ashtu siç angazhohemi gjithmonë për kulturën dhe artin tetovar”, u shpreh Qamili.

