Në Maqedoni sot mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa pasdite dhe gjatë natës priten reshje lokale shiu me bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 8°C deri në 26°C, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me periudha me diell. Pasdite në disa pjesë të luginës priten reshje afatshkurtra shiu dhe bubullima, me temperaturë deri në 25°C./Alsat.mk.

