Të nderuar anëtarë,
Ju informojmë se Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISOS) dhe Drejtoria për Inteligjencë Financiare kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin vendoset një kornizë institucionale për avancimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë. përcjell fol.mk
Me këtë bashkëpunim, për herë të parë do të realizohen trajnime të përbashkëta ndërmjet Drejtorisë për Inteligjencë Financiare dhe ISOS-it, të orientuara drejt forcimit të njohurive dhe kapaciteteve të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar, veçanërisht në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Memorandumi parasheh gjithashtu shkëmbim të vazhdueshëm të informatave, organizim të ngjarjeve edukative, punëtorive dhe trajnimeve të specializuara, si dhe bashkëpunim në përgatitjen e dokumenteve-propozim për zhvillimin e profesionit të kontabilitetit.
Ky paraqet një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit institucional dhe avancimit të standardeve profesionale, përmes aktiviteteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në edukim më të madh, harmonizim dhe zhvillim profesional të profesionit të kontabilitetit./ fol.mk



