8 C
Tetovo
E hënë, 18 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniDurmishi sulmon Xhaferin e Bexhetin: Dy fajtorët kryesorë që provimi i jurisprudencës...

Durmishi sulmon Xhaferin e Bexhetin: Dy fajtorët kryesorë që provimi i jurisprudencës nuk mbahet shqip

Përfaqësuesi i lartë i VLEN-it, Besar Durmishi duke folur për protestën e sotme të studentëve në konferencën për media, tha se BDI 20 vite manipuloi me gjuhën shqipe.

“Sot jemi këtu sepse e vërteta duhet të thuhet siç është: Studentët sot protestuan kundër një padrejtësie ndaj tyre nga koha e BDI-së. Të gjithë shqiptarët e dinë se provimi i jurisprudencës asnjëherë nuk është zhvilluar në gjuhën shqipe”, tha ai.

Sipas tij, protesta është e drejtë demokratike dhe askush nuk e konteston këtë, por ne tha ai, “reagojmë kundër atyre që mundohen ta manipulojnë të njëjtën”.

“Sot në protestë u shfaqën, pa fije turpi edhe dy fajtorët kryesor që provimi i jurisprudencës nuk mbahet shqip: Musa Xhaferi e Blerim Bexheti. Këta që sot përpiqen ta ndezin këtë temë, përdorën pushtetin për t’u pasuruar në kohën kur duhej të ishte rregulluar problem”, tha mes tjerash Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments